Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kanë mbërritur edhe familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e të pranishmëve janë parë familjarë të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Protesta, e organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, ka nisur në orën 16:00 dhe zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


