Familjarët e viktimave në Mejë rrëfejnë momentin kur e kuptuan për këtë masakër

Prishtinë | 27 Pri 2024 | 14:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Xhafer Rama së bashku me bashkëshorten e tij, kishin ardhur nga mërgimi për ta përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së djalit të tij, i cili u masakrua së bashku me mbi 300 të tjerë në fshatin Mejë.

Atë ditë, Xhaferi thotë për Ekonomia Online se kishte jetuar në Zvicër dhe se lajmin për këtë masakër e kishte kuptuar disa ditë më vonë. “Masakra e Mejës është një ndër masakrat më makabre që ka bërë armiku shekullor serb”.

“Siç dihet këtu janë masakruar mbi 300 persona, e pasojat e asaj masakre i ndiejmë edhe sot me mërzinë tonë. Ne jemi prej Zvicrës për këtë manifestim. Djali i madh, 22 vjeçar ka qenë. Unë nuk kam qenë këtu, ka qenë vetëm me shoqen se fëmijët tjerë i kam marrë në Zvicër e ky pati qëlluar te dajtë e tij në Dobrosh se edhe atje (Dobrosh) janë të masakruar 11 anëtarë të familjes”.

“Këtë ditë të rëndë për familjen e kemi pasur të martuar, një vit ka qenë i martuar e ka lënë gruan e martuar të një viti. Nusja na ka lajmëruar në telefon se e kanë ndaluar Njazinë policia serbe”, tha Raze Rama, nëna e dëshmorit 22-vjeçar.

Ndërsa, edhe Kacoli Igrisha rrëfeu për dy djemtë e saj, njëri 20 e tjetrit 25 vjeç, e cila tha për ta se i mungojnë çdo ditë.

“Djemtë m’i kanë nda, kurgjo ma gazep, u ardh milici sa gjon e gatë ku jeni, ka shkoni deri në Gjakovë thojke e në Mejë na i kanë ndal. I kanë qit përmbys duart pas kreje duke thënë Serbia, Serbia. Më mungojnë shumë, e ka lënë gruan e ka lënë një djalë veç ky ka qenë pa martu. Njëri i ka pas 20 tjetri 25. Gazep ish shtir boll, ça me bo. Njeri nuk kish se çka me bë”, tha ajo për EO.

Të ngjashme