Mijëra argjentinas kanë dalë nëpër rrugët e Buenos Aires për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së futbollit Diego Maradona.
Arkivoli i tij është duke qëndruar në pallatin presidencial Casa Rosada, i mbështjellë me një flamur argjentinas dhe me numrin 10 të fanellës, shkruan Reuters.
Maradona, shëndeti i të cilit u dëmtua për shkak të varësisë me drogën, vdiq në moshën 60 vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.
Qeveria i ka shpallur tri ditë zie për lojtarin që e udhëhoqi Argjentinën në një fitore të Kupës së Botës në vitin 1086.
Ndërsa familja e të ndjerit shpreson që të enjten të bëhet varrimi i tij në varrezat Bella Visa në periferi të Buenos Aires.