Familjet kosovare kanë pësuar ulje të të ardhurave mesatarisht 406 euro që nga fillimi i pandemisë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Agron Demi nga Instituti GAP ka njoftuar se sipas një hulumtimi të UNDP, 49% e familjeve kosovare kanë pësuar ulje të të ardhurave mesatarisht 406 euro në kohën nga fillimi i pandemisë, përcjell Ekonomia Online.

Kurse 87% e bizneseve janë përballë me vështirësi të ndryshme, nga mbyllja e plotë e deri largimi i punëtorëve.

Sipas hulumtimit të UNDP, vetëm 22% e bizneseve janë kundër masave kufizuese.

Demi tha se institucionet nuk po bëjnë asgjë për t’ua lehtësuar humbjet bizneseve e qytetarëve të vendit.

“E institucionet janë 100% kundër ligjeve që munden me ja zbutë paksa humbjet bizneseve e me ua lehtësu vështirësitë qytetarëve”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme