Famullari katolik Don Agim Qerkini viziton myftiun Tërnava, thotë se shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 10:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bashkësinë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit,ishte i pranishem edhe famulltari besimi katolik, Don Agim Qerkini, raporton Ekonomia Online.

Qerkini gjatë vizitës tha se festa e dy feve janë një shembull për mirqenie në shoqerin tonë.

“Ne festojmë së bashku gjithmonë festat tona sepse janë një shembull deshmie e mrekullueshme e jo vetëm tolerance, por mirëqenie në popullin tonë, shoqërinë tonë keshtu qe keto ditë ishin festë edhe me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku kemi kujtuar njerëzit qe kanë pësuar aq shumë gjatë luftës në Kosovë, të pagjeturit, familjet e tyre. Gëzuar të gjithëve”, ka thën Qerkini.

Të ngjashme