Disa javë më herët, kishin filluar të publikohen fanellat e kombëtareve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi, kurse së fundmi është zgjedhur edhe fanella më e mirë e këtij Botërori.
Kjo përzgjedhje nuk është bërë nga ndonjë sondazh apo grup profesionistësh të fushës, por kjo gjë vjen nga vet tifozët.
Në fakt fanella më e mirë është vendosur nga interesimi i njerëzve për ta pasur një dhe ajo është fanella e përfaqësueses së Nigerisë, për të cilën janë bërë plotë 3 milionë porosi paraprake për ta pasur këtë fanellë.
Nigeria që merr pjesë na Kampionatin Botëror në Rusi, gjendet në grupin i cili nga shumëkush po llogaritet si i “vdekjes”, bashkë me Argjentinën, Kroacinë dhe Islandën.
Ndeshja e parë e Nigerisë luhet më 16 qershor kundër Kroacisë, kur edhe njerëzit do ta kenë mundësinë ta shohin fanellën më të shitur deri më tani, në trupin e lojtarëve nigerian.