Paragllajdisti ynë, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbresëlënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.
Shala u rendit i dyti nga 69 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.
Fanoli pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës.
Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen.
Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të përfaqësueses tonë: Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi.