Fanol Shala thyen rekord të ri botëror në disiplinën precizion në paragllajdizem

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Paragllajdisti i Kosovës, Fanol Shala, ka thyer rekord të ri botëror në disiplinën precizion në paragllajdizem.

Kështu ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës me anë të një njoftimi.

Shala theu rekordin në pesë gara të ndryshme me gjithsej 23 raunde në total 36 cm, 9 cm më pak dhe 10 raunde më shumë se rekordi i mëhershëm, duke bërë 33 raunde me gjithsej 60cm me një mesatare prej 1.8 cm për raund!

I pranishëm në arritjen e këtij suksesi ishte edhe nënpresidenti i KOK-ut, Milaim Kelmendi.

Rekordi pritet t’i konfirmohet edhe zyrtarisht nga Federata Botërore e Aeronautikës (FAI).

Të ngjashme