Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha, i është kundërpërgjigjur kritikave ndaj videoprojektit të saj të fundit, “Sabotage”.
Në videoklipin e kësaj kënge, Rexha i vë flakën një shtëpie dhe qëndron jashtë saj duke e shikuar teksa ajo digjet.
Por, fansave nuk u shpëton asnjë detaj dhe nuk ngurojnë asnjëherë t’i bëjnë krahasimet e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi Twitteri u pushtua nga mesazhe të shumta ku publiku e akuzoi këngëtaren me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, se këtë skenë e ka kopjuar nga videoklipi i këngës “Monser” të këngëtares Gabbie Hanna.
Këtyre akuzave Rexha iu përgjigj duke thënë: “Do të tregohem plotësisht e sinqertë me ju, por unë kur nuk kam dëgjuar për këtë këngëtare. Mirëpo tani do të fillojë ta dëgjojë muzikën e saj. Në të vërtetë inspirimi im për këtë skena vjen nga kënga ‘Love The Way You Lie”, i dyshes Rihanna dhe Eminem”.
Bebe Rexha në të kaluarën ka bashkëpunuar me yjet, Rihanna dhe Eminem, pasi e ka shkruar hitin e tyre të njohur “The Monster” të lansuar në vitin 2013.
Edhe Gabbie Hanna ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve të fansave duke thënë se nuk ka menduar që Bebe e ka vjedhë idenë e klipit të saj, pasi në të shumtën e rasteve përgjegjësia e plagjiaturës që bëhet në videoklipe muzikore është e regjisorëve që e drejtojnë atë, dhe jo i artistëve.
Tutje Hanna e ka shprehur admirimin që e ka për Rexhën si tekstshkruese, dhe e ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me të në një të ardhme të afërt.
“Sacrifice” është kënga e dytë e Bebe Rexhës e lansuar gjatë vitit 2021, dhe është pjesë e albumit të saj të ardhshëm, “Better Mistakes”, i cili do të lansohet më 7 maj.
Gonna be completely honest I never heard of her. But now I will listen to her music. Great minds think alike. My ACTUAL inspo was love the way you lie. 🖤 https://t.co/y1VagLDF8c pic.twitter.com/ndmN5p8kxt
— Bebe Rexha (@BebeRexha) April 16, 2021