Njerëzit janë mërzitur me Kanye West.
Reperi i cili tani quhet Ye, të enjten njoftoi në Twitter se do të lëshojë albumin e ri të quajtur ‘Yandhi’ gjatë performancës së tij në Saturday Nigh Live.
Por, kjo gjë nuk ndodhi sepse albumi nuk u lëshua dhe njerëzit që e pëlqejnë muzikën e tij nuk janë të lumtur për këtë, transmeton Klan Kosova.
Ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale për shkak të mos publikimit të albumit i cili u paralajmërua të dalë të shtunën.