Tifozët e basketbollit në Filipine ka bërë një mural masiv për të nderuar Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13 vjeçare Gianna, që vdiqën në një aksident me helikopter gjatë fundjavës.
Muralja u pikturua në një ndërtesë të banesave në Manila ku shihet Kobe duke përqafuar Giannan.
Kjo murale u bë brenda 24 orëve nga lajmi për vdekjen e tyre.
Fansat dhuruan lule, ndezën qirinj dhe shkruanin fjalët e tyre rreth murit
“Kobe ka shumë fansë që jetojnë këtu dhe që u thyen kur dëgjuan se çfarë ndodhi”, tha Jennifer Corpin, presidenti i shoqatës së pronarëve të shtëpive të banimit.
Bryant ishte i dashur nga shumë tifozë filipinas si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë basketboll.