Fansave nuk iu pëlqejnë ndryshimet në trup të Madonnës

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Ajo është e njohur për rizbulimin e vetes. Dhe fansat e Madonnës pyetën nëse 60-vjeçarja ka pasur ndërhyrje kirurgjike pas një video të publikuar në rrjetet sociale.

Këngëtarja këndoi së bashku me djalin e saj David Banda, 13 vjeç, në sheshin e famshëm të New Yorkut, në prag të Vitit të Ri.

Dhe ndërsa fansat po shijonin perfomancën, shumë veta vunë re formën e ndryshimit të të pasmeve të mbretëreshës së Pop-it.

“Oh, Madonna, përse e morët atë prapanicë të tmerrshme?”, “Yup, mendoj se ajo kishte impiante në prapanicë. Ata duken kaq të rreme”, “Duket sikur ka një jastëk atje poshtë”, ishin disa prej komenteve të fansave të këngëtares.

Mbetet për t’u parë nëse videoja është redaktuar ose nëse Madonna po provonte një pamje të përkohshme të re, por ajo tërhoqi vëmendjen e njerëzve, pavarësisht.

Ndryshe, Madonna edhe këtë vit ka paralajmëruar një numër të madh të koncerteve anembanë botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme