Fansi i Maradonës shndërron shtëpinë në muze

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e gjithë tifozëve të Napolit që po vajtojnë vdekjen e idolit të tyre, Diego Armando Maradona, është njëri prej tyre që ka mbledhur qindra copëza kujtimesh në shtëpinë e tij që lidhen me kampionin argjentinas.

Massimo Vignati ka krijuar një muze jo zyrtar, që është bërë një vend i shenjtë në të cilin kujtohet Maradona, transmeton KOHA shkrimin e AP-së.

Muret e raftet të mbuluara nga fotot, flamujt e fanellat e veshura nga Maradona, shiriti i kapitenit, dhe dhjetëra flamuj të shkëmbyer me kundërshtarët e tij, topa të baltosur nga ndeshjet historike, stoli në dhomat e zhveshjes në stadiumin San Paolo, aty ku ulej Maradona dhe qindra fotografi të babait të Vignatit, Saveiro, duke pozuar me futbollistë të mëdhenj.

Image

Massimo Vignati në muzeun e tij kushtuar Maradonës. Foto: Reuters

Saverio Vignati, i cili kishte vdekur disa vjet më parë, ishte në udhëheqje të stadiumit San Paolo për 30 vjet, e në veçanti të dhomës së zhveshjes së klubit të Napolit.

Gruaja e tij Lucia, ishte kuzhiniere në shtëpinë e Maradonas përgjatë shtatë viteve kur ai kishte jetuar në Napoli, sipas Vignatit.

Maradona ishte trajtuar si perëndi për mënyrën se si e kishte udhëhequr Napolin në triumfin e dyfishtë në Serie A, më 1987 dhe 1990, me ç’rast kishte zgjuar shpirtin e qytetit jugor italian, e cila mbetet shumë larg nga pikëpamja gjeografike dhe socio-ekonomike nga kryeqytetet e futbollit të Italisë, Milano dhe Torino.

Maradona vdiq të mërkurën nga një sulm kardiak në shtëpinë e tij jashtë Buenos Airesit, ku ishte duke u rikuperua nga një operacion në tru, që i ishte nënshtruar më 3 nëntor.

Të ngjashme