Një fanse e zjarrtë e Flori Mumajesit ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të treguar dashurinë për këngët dhe zërin e tij.
Ajo ka bërë tatuazh në shpinë valën zanore të coverit të këngës “Të dua”, që ka realizuar Flori, transmeton oranews.
Këngëtari publikoi një video ku tregohet tatuazhi i zërit të tij i ‘vulosur’ në shpinën e fanses.
“Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup,”-shkruan Flori.
Kënga “Të Dua” është kënduar nga Aurela Gaçe, por coveri është realizuar nga kantautori.