Fantastik Paqarada, dhuron tre asistime në ndeshjen e Kolnit

Prishtinë | 29 Sht 2024 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Koln është aktualisht duke luajtur ndeshjen xhiros së shtatë në Budesligë 2.

Rezultat aktual pas 80 minutave është 4-4, teksa protagonist në këtë ndeshje është futbollisti nga Kosova, Leart Paqarada.

Ai ka dhuruar tre asitime në pjesën e parë për bashkëlojtarët e tij.

Paqarada asistoi në dy golat e shënuar në minutat 7-të dhe 15-të, të cilët i realizoi Downs.

Kurse hattrickun e asistimeve e kompletoi në minutën e dytë shtesë.

Ai tanimë ka pesë asistime në 7 ndeshjet e para të Kolnit në këtë edicion në Budesliga 2./

Të ngjashme