Fantastike: Rritet për 15 milionë vlera e Marash Kumbullës, bëhet futbollisti më i shtrenjt te Hellas Verona

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Vlera e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbullës, së fundmi ka pësuar rritjet tejet të lartë, transmeton Gazeta Metro.

Mbrojtësi shqiptar po vazhdon me formën e lartë në çdo ndeshje, teksa nuk po mungojnë edhe skuadrat e interesuara për të.

Në kampionatin italian deri më tani Hellas Verona ka zhvilluar 24 ndeshje dhe në 18 ndeshje prej tyre në fushë ka qenë 20 vjeçari, teksa në disa ndeshje ka munguar shkaku i një lëndimi. Ai gjithashtu ka shënuar edhe një gol.

Nga përditësimet e bëra sot nga faqja e njohur ‘Transfermarkt’, tani vlera e Marash Kumbullës në tregun e transferimeve është 25 milionë euro, nga 10 milionë sa vlerësohej më herët.

Marash Kumbulla tani bëhet edhe futbollisti më i shtrenjt te Hellas Verona, kurse prapa tij renditen Sofyan Amrabat me 18 milionë euro dhe Amir Rrahmani me 12 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme