Gjithkujt i ka ndodhur në të paktën një rast që të ketë pak bateri në telefonin e tij dhe në momentin kur zgjedh të vizitojë një faqe të caktuar, faqja i hapet në një version më të thjeshtëzuar.
Gjithçka bëhet për të kursyer baterinë tuaj falë një softueri që është në gjendje që të shohë nivelin e baterisë së telefonit tuaj, njohur si API.
Kjo është ana pozitive e këtij softueri , që nuk ofrohet pa efekte anësore, njëri prej të cilëve është se mund të përdoret për të gjurmuar vendodhjen tuaj, edhe nëse ju e keni të çaktivizuar si opsion tek parametrat e pajisjes që përdorni.
Steven Englehardt dhe Arvin Naryanan të Universitetit të Princeton thonë se kanë zbuluar dy lloje skriptesh në gjendje që të gjurmojnë njerëzit përmes nivelit të baterisë në telefonin e tyre dhe shtojnë se kaq mjafton të përbëjë një shqetësim për privatësinë e shumë personave.