Këngëtarja e njohur nga Kosova, Albina Kelmendi, do ta prezantojë Shqipërinë në “Eurovision 2023”.
Ajo do ta performojë këngën “Duje” së bashku me babanë, nënën, dy motrat dhe të vëllanë.
Faqja e Eurovisionit ditën e sotme (e shtunë) ka prezantuar në mënyrë të veçantë artisten nga Peja.
“Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, nënën e saj, babanë, vëllanë dhe motrat”, thuhet në postim.
“Të gjithë duke u ngjitur në skenë në Liverpool”, është shkruar tutje në postimin e publikuar në Facebook.