Farmacistja denoncon vjedhjen e 6000 eurove

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Rreth 6000 euro dyshohet të jenë grabitur në një barnatore në Prizren, të shtunën në mbrëmje.

Sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, një grua është ankuar në polici se teksa po punonte në barnatore, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme.

Rasti është duke u hetuar, ka thënë Policia.

“GRABITJE. Prizren 11.01.2020 – 23:35. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në barnatore duke punuar, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme