Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në Lojërat Mesdhetare

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kjo është medalja e parë për Kosovën në xhudo në këto Lojëra dhe e dyta në total për përfaqësuesit e Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përshëndetur suksesin e Kasapit, duke shkruar: “Bravo Fatjona Kasapi!”

Kosova pritet të synojë edhe medalje të tjera në garat e radhës. 

Të ngjashme