Limaj uron për Fitër Bajram: Të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati

Prishtinë | 30 Mar 2025 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Limaj shkroi se në këtë festë ndan përgëzimet më të mira, duke uruar mirëqenie, dashuri e lumturi.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë urime Festa e Fitër Bajramit! Në këtë festë ndajmë përgëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin. Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati”, u shpreh Limaj.

Të ngjashme