Fatmir Memaj, 80-shi i LDK-së: LDK e palëkundur me fitore bindëse

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Memaj, kandidati me numër 80 nga LDK-ja, thotë se mbetet i palëkundur në rrugëtimin e tij politik, pas 37 vitesh angazhim në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Me përvojë të gjatë në zgjedhjet lokale dhe i rritur në një familje me traditë politike, ku anëtarët kanë ushtruar katër mandate si asambleistë, Memaj thekson se është i familjarizuar me vlerat dhe organizimin e LDK-së.

Ai ka dhënë kontribut në administratën komunale të Prizrenit dhe aktualisht ushtron detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, duke vlerësuar se përvoja në qeverisje lokale është një aset i rëndësishëm për përfaqësimin e qytetarëve.

Memaj shprehet i bindur se LDK-ja po shkon drejt një fitoreje bindëse në zgjedhjet e ardhshme.

Të ngjashme