Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, që ndërroi jetë sot në orët e hershme të mëngjesit në një spital të Turqisë.
Sejdiu ka shkruar në Facebook se Rexhepi ishte një veprimtar i shquar i cështjes kombëtare, i cili kontributin e tij për vendin e ka dhënë në mënyra të ndryshme.
Ky është shkrimi i plotë i Sejdiut:
“Sot, morëm lajmin e pikëllueshëm për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Bajram Rexhepi, ishte një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Në ditët më të vështira dha kontribut të veçantë për vendin përmes profesionit tij si mjek, ku edhe shërbeu në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa, pas luftës kontributin e tij e dha si njeri me përgjegjësi politike.
Bajrami Rexhepi, ndonëse në rrethana të ndryshme, megjithatë, një jetë të tërë ishte në shërbim të vendit.
Në këto momente jo të lehta jemi bashkërisht me ju familje Rexhepi.
Ngushëllime Juve dhe gjithë qytetarëve të vendit!”