Fatmir Sheholli ka dalë sot para Gjykatës, pas arrestimit të tij të enjten nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi, raporton Ekonomia Online.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Për arrestimin e Shehollit u angazhua edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Në një audioincizim të publikuar, Sheholli, dëgjohet duke pohuar miqësinë dhe lidhjet e tij të forta me Milan Radoiçiqin dhe Listën Serbe. Për bashkëbisedues ai ka edhe deputeten Duda Balje.
I dyshuari për spinuazh Fatmir Sheholli dëgjohet tek konfirmon lidhjet me terroristin Milan Radojçiq dhe Listën Serbe, në një audioincizim të publikuar nga televizioni publik.
Në komunikimin me njërin nga dy personat që komunikon, e që sipas Betimit për Drejtësi, është Amir Rrustemoviqi, Sheholli tregon për miqësinë e madhe që ka me organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë.
“Miku im i madh është Milan Radoiçiq, miku im i madh, edhe mik i tyre është. Kjo që po ndodh, që po flasin për të merre me rezervë, mos fol për të ashtu siç ke folur deri tani”, dëgjohet të ketë thënë Sheholli.