Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka treguar se si do të veprojnë me Gjykatën Speciale.
Klinaku ka thënë se pavarësisht të gjithave prokuroria e Kosovës duhet t’i hetojë të gjitha krimet në Kosovës.
“Nga 2 gushti Gjykata Speciale nuk ka më mandat në Kosovë”, tha ai.
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se Kosova ka mundur t’i shkurtojë mandatin Speciales por jo edhe t’ia zgjasë atë.
“Kushtetutën e Kosovës e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne do të gjejmë mënyrë si do ta dërgojmë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese pas Gjykata Speciale nuk ka afat”, ka thënë Klinaku në Dukagjin.
Klinaku thotë se kundër Raportit të Dick Marty-t i kanë dërguar në Këshill të Evropës mbi 200 mijë nënshkrime.
“Kemi bërë edhe protesta dhe po ashtu kemi pasur kontakte me deputetë duke iu kujtuar se kjo Gjykatë nuk bën të miratohet. Tjetër ne nuk kemi çfarë të bëjmë pasi ajo është miratuar në Kuvend”, tha ndër të tjera Faton Klinaku.