Paneli i Apelit sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa – Cali, raporton Gazeta Sinjali.
Apeli ka marrë vendim që komandant Calit t’ia zbus dënimin e shqiptuar në shkallën e parë, nga 26 në 22 vite burgim.
“Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të z. Mustafa në këtë çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.
Pas këtij vendimi ka reaguar Faton Klinaku, ushturese i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së.
“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, shkruna Klinaku mbi fotografinë e Calit, duke e cituar këtë të fundit – me fjalinë që e kishte thënë në nisje të gjykimit të tij në Speciale