Paris Guri i LDK-së, i është përgjigjur kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili sot pas intervistimit nga Prokuroria Speciale si i pandehur për disa grante të Ministrisë së Bujqësisë, në kohën sa ushtronte pozitën e ministrit në këtë dikaster, e akuzoi se “kallëzimi i rrejshëm penal” i tij e çoi atë në Prokurori.
Guri teksa përshëndet veprimin e PSRK-së për intervistimin e Pecit, theksoi se e mirëpret kallëzimin penal që paralajmëroi Peci ndaj tij.
Megjithatë, nënvizon se i vetmi orkestrim në këtë rast, ka qenë ai i Pecit për të shpërndarë paratë e buxhetit te familjarët e eksponentëve të VV-së.
“E përshëndes veprimin e Prokurorisë së Kosovës për intervistimin e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas kallëzimit penal që ia kemi bërë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit. Shpresoj që ky intervistim të mos mbetet me kaq, por të vazhdohet deri në dënimin e merituar për të dhe për të gjithë ata që i kanë futur duart në buxhetin e shtetit. E mirëpres edhe kallëzimin penal të tij ndaj meje për kinse fushatë të orkestruar kundër tij. I vetmi orkestrim në atë rast ka qenë orkestrimi i tij për të shpërndarë paratë e buxhetit te familjarët e eksponentëve të VV-së”, ka shkruar ai.
Guri përmend edhe kandidatët për deputetë nga VV-së që iu shtuan votat, e të cilët Guri i i akuzon për vjedhje të votave.
Tutje shkruan se “Sa i përket vjedhjes së votave, vetëm një rikujtim për Pecin:
Taulant Kelmendi – 918 vota të vjedhura
Arbër Rexhaj – 623 vota të vjedhura
Rea Krasniqi – 540 vota të vjedhura
Albin Kurti – 485 vota të vjedhura
Dafina Elshani – 433 vota të vjedhura
Paris Guri – 564 vota të hequra deri më tash.
Mezi po e pres ftesën e Prokurorisë dhe përballjen me ty në gjykatë.
S’ka me u ndale asnjëherë duke i denoncu të gjitha hajnitë që i keni bërë”