Eksperti amerikan për pandemitë, Anthony Fauci ka deklaruar se i mbetet besnik parashikimit të tij se një vaksinë e sigurt dhe efikase kundër Coronavirusit do të jetë e gatshme në fillim të vitit 2021.
Ai ka thënë për rrjetin amerikan CBS se në fund të vitit kalendarik do të dihet se deri ku është shkuar me vaksinat dhe se duhet nisur vaksinimin vetëm në fillim të vitit 2021.
Fauci ka thënë se është e zakonshme që testimet e vaksinave të ngadalësohen gjatë fazave të vona, shkaku i efekteve anësore.Hulumtimi i “AstraZenecas” rreth një vaksine potenciale kundër koronavirusit është pauzuar për shkaqe sigurie, pasi që njëri prej të testuarve është sëmurë pas vaksinës.