Afërdita Fazliu, përzgjedhëse e Kosovës për femra, është e ftuar në Frontal te Arsim Lani në T7.
Ajo ka folur për situatën nëpër të cilën po kalon futbolli i femrave, që në Kosovë, nuk i është kushtuar shumë rëndësi.
“Krijimi i klubeve të femrave nga klubet të mëdha, te ne nuk ka dhënë rezultate. Rasti i Hajvalisë, Feronikelit. Është problematike të krijohet një klub i femrave dhe të mbijetojë në rrethanat që gjendemi”, tha ajo në Frontal.
“Nuk është fitimprurëse, kjo e penalizon futbollin e femrave”. /Gazeta Express