FBI nis hetimet për disa e-mail të dërguara nga një server i brendshëm

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 06:01 | Nga Ekonomia Online

FBI ka nisur hetimet pasi që mijëra e-mail të rremë janë dërguar nga një prej serverëve të saj duke njoftuar për një sulm të mundshëm kibernetik.

Agjencia qeveritare ka thënë se incidenti i mëngjesit të së shtunës ishte pjesë e një “situate të vazhdueshme”, duke mos dhënë të tjera detaje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mesazhet pretendohet të jenë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Me to është paralajmëruar për një kërcënim i supozuar me titull: “Urgjente: Kërcënim për sistemin”.

Të ngjashme