Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me kërkesë të Ligës Ballkanike ka nominuar gjashtë gjyqtarë për edicionin e ri 2019-2020.
Nga gjashtë gjyqtarët e nominuar, katër janë me licencë të FIBA-s dhe dy gjyqtarë potencial për tu licencuar nga FIBA.
Gjyqtarët e nominuar nga FBK-ja janë: Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni, Elion Obërtinca, Xhelal Mumini, Elldin Uglari dhe Ngadhënjim Shabani.
Ky është edicioni i tretë që gjyqtarët e Kosovës gjykojnë në këtë ligë.
Federata e Basketbollit e Kosovës u ofron sukses gjyqtarëve në edicionin e ri, që fillon më 22 tetor, derisa pjesë e BIBL për edicionin e ri do të jenë edhe Rahoveci dhe Peja.