Është ndarë nga jeta profesori universitar, Belul Beqaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të behët sot në orën 13:00.
Gjatë jetës së tij, Beqaj kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në basketbollin kosovar, shkruan Gazeta Express.
Ai deri në vitin 2006 ishte kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, teksa në atë periudhë ky sport kishte lulëzuar.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka dërguar gjithashtu një telegram ngushëllimi për familjen Beqaj dhe komunitetin e basketbollit.
Komunikata e tyre e plotë:
E nderuara familja Beqaj dhe komuniteti i basketbollit,
Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj.
Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.
Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.
Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.
Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.
Me Respekt,
Arben Fetahu
Kryetar i FBK-së