FC Ferizaj ka prezantuar katër lojtarë të ri, që të gjithë nga Gana, ka bërë të ditur vet ky klub.
Klubi ferizajas këtë e ka bërë të ditur nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka prezantuar emrat edhe pozicionet që ata luajnë.
“Asamoah Samuel (mesfushorë), Prince Kwabena Owsu (qendër-mbrojtës), Nupaya Alhassan (Qendër-mbrojtës) dhe Okyere Rockson (sulmues) janë përforcimet e rradhës të klubit”, kanë treguar ata.