Klubi Futbollistik KEK-u, pasi që ka arritur marrëveshjen me kompaninë e njohur gjermane Rahmer Group, me pronar Bernd Rahmer për investimin dhe zhvillimin e klubit, synon që së shpejti të jetë në rangun e skuadrave më të njohura në Kosovë. Për më tepër, FC KEK synon që lojtarët e kësaj skuadre shumë shpejtë të kërkohen edhe nga skuadrat e njohura ndërkombëtare.
Duke qenë ky një ndër prioritetet e menaxhmentit të ri gjerman-kosovar, së shpejti do të filloj punën edhe Akademia e të Rinjve të FC KEK-ut, e cila do të ketë parimet dhe principet e shkollës gjermane të futbollit.
Përzgjedhjen e talenteve të rinj në këtë akademi do ta bëjnë trajnerët, të cilët janë ndër më të njohurit në Gjermani, thuhet në njoftim të këtij klubi.
Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë të kësaj Akademie nga Grupmoshat 2007/2006 deri te Grupmosha 1998/1999 së shpejti do të njoftohen në detaje për mënyrën e aplikimit dhe pjesëmarrjes në Akademinë e re.
Kampin për përzgjedhjen e talenteve të futbollit do ta udhëheq trajneri i mirënjohur gjerman, Markus Muhling, i cili është i specializuar në udhëheqjen dhe menaxhimin e shkollave të futbollit në Gjermani.
Bordi në krye me Bernard Rahmer, se shpejti pritet të emërojë edhe drejtorin Ekzekutiv, i cili do të drejtojë skuadrën e FC KEK-ut.