Vazhdojnë largimet nga FC Prishtina.
Bardhekaltrit kanë njoftuar se sot i kanë ndarë rrugët edhe me dy futbollistë, shkruan “Gazeta Express”.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kroat Josip Tomasevic dhe sulmuesin afrikan Sadam Sulley.
Kryeqytetasit i kanë falënderuar futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë dhe iu kanë uruar suksese atyre në të ardhmen.
Së fundmi, prishtinasit e angazhuan trajnerin Ismet Munishi, ndërsa pritet të bëjnë ndryshime të mëdha edhe në ekip, në mënyrë që ta kenë një sezon më të mirë, në krahasim me atë të fundit.