FC Prizreni shfaq pamjet e dhunës që e përjetoi në Deçan – Ankohen për rrahja brutale të futbollistëve dhe në Policinë e Kosovës

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

FC Prizreni i ka zbuluar videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën e Dytë të Kosovës.

Prizrenasit ankohen se u rrahën nga futbollistët dhe nga tifozët deçanas, të cilët u futën në fushë duke i sulmuar fizikisht lojtarët dhe stafin e ekipit mysafir, siç shihet edhe në videon e prezantuar si fakt nga FC Prizreni.

Prizrenasit janë ankuar edhe në Policinë e Kosovës, duke pretenduar se kjo e fundit nuk intervenoi për t’i mbrojtur ata.

Më poshtë mund ta shihni postimin e FC Prizrenit, të përcjellë me videon e incidentit që ndodhi në fundjavë.

Të ngjashme