Pas deklarimeve të ministrit të Sportit, Hajrulla Çeku, i cili në emisionin “Pressing” në “T7” deklaroi se shteti i Kosovës e ka ndalë financimin për Federatën e Futbollit të Kosovës shkaku i Kuvendit të kontestuar Zgjedhor, ka ardhur edhe reagimi i klubit të futbollit Vitia.
Ky klub, përmes një reagimi në faqen e vetë zyrtare në “Facebook” ka thënë se është shqetësues fakti që shteti t’ia ndalë financimin futbollit kosovar.
Ky klub, i cili ishte prej klubeve më të zëshme dhe më kundërshtare të udhëheqësisë aktuale të FFK-së, me në krye Agim Ademin, i ka përmendur disa prej parregullsive dhe dukurive negative që janë prezente në shtëpinë e futbollit kosovar, të cilat kanë ndikuar që shteti ta ndalë financimin për FFK-në.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e FC Vitisë.
