Federata e Body-Buidingut dhe Fitnessit zgjedh më të mirët e vitit

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Body-Buidingut dhe Fitnessit të Kosovës ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve “Laureatët 2019”, raporton Ekonomia Online.

Safet Dragusha nënkryetar i federatës tha se ku vit ka qenë me shumë suksese për federatën.

“Federata e Body Boldingut dhe Fitnessit këtë vit ka pasur rezultate shumë të mira në kampionatin evropian dhe suksese të tjera. Trofeun kryesor, më i miri i federatës u shpall Kushtrim Bajraktari”, tha ai.

Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), premtoi se o të vazhdojë mbështetja dhe bashkëpunimi me Federatën e Body-Buidingut dhe Fitnessit.

“Në emër të ministrisë ju përgëzoj për arritjet e 2019 dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin për të arritur rezultate në federatën e juaj duke e ditur se sporti juaj është pak i shtrenjtë”, tha ai.

Referi më i mirë u zgjodh Bajram Musliu.

Klubi më i mirë i vitit u shpall klubi “Five Star- Prishtinë”.

Ndërsa Kushtrim Bajraktaraj, trajneri më i mirë i vitit.

Të ngjashme