Federata e Boksit e nderon Ditën e Pavarësisë me turne ndërkombëtar

Prishtinë | 14 Shk 2024 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Federata e Boksit e nderon Ditën e Pavarësisë me turne ndërkombëtar

Federata e Boksit të Kosovës do të nderojë për herë të 16-të rresht Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Shtëpia e boksit kosovar ka njoftuar se do ta organizojë turneun ndërkombëtar tradicional “Pavarësia 2024”.

Në këtë turne do të marrin pjesë shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe nga nikoqiri Kosova.

Turneu do të mbahet më 17 shkurt nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Të ngjashme