Federata e Boksit prezanton planin për rifillimin e stërvitjeve, në qershor parashihet fillimi i garave

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka njoftuar për planin e rikthimit të boksierëve në stërvitje, por edhe për fillimin e garave, transmeton Gazeta Metro.

Bordi i FboxK ka mbajtur sot (e martë) mbledhjen e rregullt, ku edhe është analizuar situata e krijuar nga përhapja e pandemisë koronavirus.

FboxK ka njoftuar se është marrur vendimi që në kordinimin me MKRS dhe IKSHP, boksierët/et të rikthehen gradualisht në stërvitjet e rregullta në objektet sportive dhe ambiente të hapura.

Federata e Boksit e Kosovës gjithashtu ka paraparë që garat të fillojnë me turneu ‘Lah Nimani’, i cili pritet që të mbahet në fund të qershorit ose në korrik.

Njoftimi i plotë nga FboxK (pa ndërhyrje):

1.Bordi i Federatës së boksit ka analizuar të gjitha aspektet e gjendjes aktuale dhe sipas situates qe është , ka konstatuar se boksi si sport Individual ka rrezikshmeri me te vogel për fillimin e stervitjeve. Bordi i FboxK ka marr vendim qe në kordinim me MKRS dhe duke respektuar rekomandimet e Institutit te Shendetit Publik dhe Ministrisë se Shendetsisë gradualisht të rikthehemi në stervitjet e rregullta në objektet sportive dhe në ambiente te hapura që boksieret të fitojnë formen e duhur për vazhdimin e garave.


Federata e Boksit ka paraparë që boksierët cilësor reprezentuesit (djem dhe vajza) ti dergoi në pergaditje te perbashkëta bazike (bjeshkë).
Poashtu bordi i FboxK ka parapë që garat të fillojnë me turneu “Lah Nimani” i cili do të mbahet ne fund të qershorit ose në korrik krejt mvaret prej tejkalimin e kësaj situate qe ndodhemi tani.


FboxK ne bashkepunim me klubet do te perpiloj kalendarin e ri per garat vendore, ndersa per garat nderkombetare do te presim njoftimin nga federata nderkombëtare e boksit Evropiane EABA dhe botërore AIBA, që kanë ndërprerë të gjitha garat nderkombëtare deri me 20 gusht 2020.
2. FboxK kërkon nga Kuvendet Komunale , që në afat sa më të shkurtër kohor , ti mbeshtesë finaciarisht klubet e boksit, për ta kaluar këtë gjendje shumë të vështirë , që ka ndikuar në mbarëvajtjen dhe ekzistencën e klubeve tona .


Në vijim të këtyre ditëve të vështira, kërkojmë nga sportistë dhe sygjerojmë të kene kujdes maksimal ndaj shëndetit dhe sigurisë. Shëndeti juaj është shumë i çmueshëm, ndaj përpiquni që në mënyrën më të mirë të ruani distancen në mes veti siç eshte e parapare nga Instituti i Shendetsisë.
Bordi I Federatës së Boksit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në boksin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja”

Të ngjashme