Federata e Shëndetësisë thotë se e ka pezulluar grevën, por disa klinika do ta vazhdojnë atë

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

2019-a i ka gjetur përsëri në grevë një pjesë të klinikave të QKUK-së, ani pse Federata e Shëndetësisë të enjten mori vendim që ajo të pezullohet.

Kjo është java e tretë që sektori i shëndetësisë nuk është marrë vesh mes vete dhe disa klinika nuk e kanë përfillur vendimin për pezullim të grevës.

Në një përgjigje të Zyrës së drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, thuhet se greva ka përfunduar dhe atë po e vazhdojnë vetëm disa kirurgë.

Por, këtë e mohojnë vetë drejtorët e disa klinikave të kontaktuar nga KTV-ja.

Është konfirmuar se Kirurgjia Abdominale dhe Klinika e Syve do ta vazhdojnë grevën.

E, nga greva e këtyre klinikave, zyrtarë të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, thonë se distancohen dhe nuk marrin kurrfarë përgjegjësie.

Blerim Syla në një prononcim për KTV-në tha se greva është pezulluar dhe po presin që Ligji i Pagave të kalojë në të njëjtën ditë me Ligjin e Buxhetit ashtu siç u është premtuar në një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Nëse kjo nuk ndodh, Syla tha se federata do të mblidhet sërish dhe do të marrë vendime të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme