Federata e skermës dhe teqballit kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare të plota në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Me 51 vota për, 49 kundër – shumica e delegatëve vendosën që këto dy federata të jenë anëtare më të reja të KOK-ut.
Paraprakisht, Kuvendarët reaguan ndaj pranimit të këtyre dy federatave, pasi thanë se është shkaku i votave.
Por, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, ka thënë se këto konstatime janë të pabaza.