“Federata italiane është fajtore për racizmin”

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Shoku i skuadrës së Romelu Lukaku te Belgjika, Vincent Kompany pretendon se federata italiane e futbollit [FIGC] është fajtore për racizmin në futbollin italian për shkak të mungesës së diversitetit të tij.

Tifozët e Cagliarit bënë thirrje raciste ndaj Lukakut, kur ai shënoi një penallti gjatë fitores 2-1 të Interit në Sardegna Arena fundjavën e kaluar, gjë që tifozët ultras të Nerazzurrëve e justifikuan në mënyrë të diskutueshme.


Sidoqoftë, Kompany beson se FIGC e ka fajin për këto thirrje raciste pasi nuk ka bërë asnjë rreth kësaj çështje.

“Racizmi i vërtetë qëndron në faktin se asnjë nga institucionet nuk ka përfaqësues që në të vërtetë mund të kuptojnë se çfarë po kalon Romelu [Lukaku]”, ka thënë fillimisht Kompany për Sky Sports News, transmeton telekrafi.


“Nëse kaloni nëpër borde në UEFA ose FIFA, Ligën Italiane ose Ligën Angleze ka një mungesë të vërtetë diversiteti”.

“Nëse nuk keni shumëllojshmëri në vendet e pushtetit si bordet, atëherë nuk mund të keni vendimet e duhura për sa i përket sanksioneve – është aq e thjeshtë kjo”, përfundoi belgu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme