Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) e ka kontaktuar gjyqtarin Paolo Valeri lidhur me hetimet për rastin ‘Ibrahimovic-Lukaku’.
Zlatan dhe Romelu u përfshinë në një zënkë në derbin ndërmjet Milanit dhe Interit në kudër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Dy lojtarët kishin nxitur kundërthënie të shumta lidhur me komentet dhe fjalët ofenduese që ia kanë thënë njëri-tjetrit.
Ibra kishte reaguar më pas duke theksuar se nuk ka përdorur fjalë raciste kundrejt Lukakut, mirëpo tashmë hetimet po zhvillohen nga FIGC.
Të dy lojtarët janë suspenduar me nga një ndeshje në Kupën e Italisë, ashtu që sulmuesi i Interit do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Juventusit.
Ndërkaq, në një komunikatë për media të Federatës, është bërë e ditur se prokurori i saj ka nisur zyrtarisht hetimet për incidentin. /Telegrafi