‘Federata shqiptare’ – Çelaj për bashkimin kombëtar

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Në prag të shënimit të festës së 28 Nëntorit, në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, aktori Lirak Çelaj ka thënë se kjo është festa kryesore e tij dhe inspirimi i tij që e ka udhëhequr gjatë jetës.

Ai tutje ka thënë se çlirimi i Kosovës dhe shpallja e pavarësisë së saj është në hap të plotësimit të idealit të 28 Nëntorit të Vlorës

Çelaj ka thënë se Kosova mund të jetë në konfideratë me Shqipërinë pasiqë ajo nuk është shkëputur nga ish Jugosllavia për të qenë e pavarur por për tu kthyer të origjinën e saj. Sipas tij synimi sigurisht që është bashkimi.

“Nuk kemi qenë kurrë më afër realizimit të projektit të 28 Nëntorit të Vlorës, 1912”, tha Çelaj /Gazeta10/

Të ngjashme