Federata Shqiptare e Futbollit pritet shumë shpejtë ta merr një vendim për të ardhmen e trajnerit të Përfaqësueses së Shqipërisë, Christian Panucci.
Sipas një njoftimi nga FSHF, ka plane që të ketë ndërrime në shtabin teknik, shkruan supersport.al
Federata njofton se Panucci, do të vazhdojë punën deri në fund të eliminatoreve të “EURO 2020”.
“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.