Edhe pse ende nuk ka kaluar një javë nga tragjedia që preku botën e futbollit ka ardhur një lajm jo i mirë nga Brazili.
Skuadra e Chapecoenses pësoi një aksident të tmerrshëm me aeroplan ku humbën jetën 19 futbollistë dhe pjesa tjetër e ekipit.
Mirëpo këtë fundjavë zhvillohet ndeshja e fundit në kampionatin brazilian dhe Chapecoense pritet të luaj ndaj Atletico Minieros.
Edhe pse nuk ishte në plan të luhej kjo ndeshje, ka qenë presidenti i Federatës së futbollit të Brazilit, Marco Polo Del Nero i cili ka këmbëngulur për tu zhvilluar takimi.
Këtë gjë e ka konfirmuar numri një i Chapeconeses, Ivan Tozzo.
“Kam folur me Del Neron për ndeshjen ndaj Atletico Minieros dhe më ka thënë se duhet të luhet ndeshja”.
“Iu kam përgjigjur se nuk kemi as 11 futbollistë, ndërsa ai tha se duhet të marrim lojtarët e rinj dhe ata që kanë mbetur gjallë pasi kjo ndeshje duhet të zhvillohet për t’i nderuar të ndjerët”.
Sipas presidentit të Chapeconeses, Federata e Brazilit dëshiron ta kthejë ndeshjen e fundit në një nderim të jashtëzakonshëm për ekipin që u largua nga kjo botë tragjikisht.
Kujtojmë se me skuadrën e Chapecoenses kishte për të udhëtuar drejt Kolumbisë edhe presidenti i Federatës së futbollit të Brazilit, Marco Polo Del Nero mirëpo në momentin e fundit e anuloi udhëtimin e tij.