Dy më të mirët e tenisit do të zbresin sot në fushën qendrore në Wimbledon, për të kontestuar titullin e kampionit.
Roger Federer dhe Novak Djokovic do të vihen përballë njëri tjetrit në ndeshjen finale të Wimbledon, e cila luhet me fillim nga ora 15:00.
Dyshja kanë kaluar një rrugë mjaft të vështirë për të prekur këtë finale, me zviceranin që kishte duele pak më të vështira, shkruan lajmi.net.
Federer pati një test mjaft të vështirë në gjysmëfinale, ku përballë kishte reketin spanjoll, Rafael Nadal.
Djokovic në anën tjetër pati punë më të lehtë me kundërshtarin Roberto Bautista Agut.
Në katër duelet e fundit të ndërsjella, Djokovic ka fituar katër herë, për tetë fitoret nga dhjetë përballjet e fundit.
Ndeshja e fundit e këtyre dy reketëve ishte në 2018 Paris Masters, kur Djokovic arriti të shënonte fitore kundër zviceranit.
Në rast të fitores së Federer, ai do të ishte më i vjetri që fiton një titull Grand Slam (37 vite dhe 340 ditë), në finalen e 12 në Wimbledon, që është një rekord në vete.