Tenisti zviceran Roger Federer në një ndeshje dramatike me pesë sete, ka mposhtur kundërshtarin e tij, bashkëkombasin Stanislas Wawrinka për ti siguruar vetes kualifikimin në finalen e turneut Grand Slam, Australian Open.
Dukej një ndeshje e lehtë për Federerin i cili në dy setet e para avancoi me rezultatin 2:0, ndërsa “time out-i”, i kërkuar nga Wawrinka në prag të setit të tretë për shkak të një lëndimi, konfirmonte këto pohime.
Pushimi rezultoi frytdhënës për Wawrinkën i cili fitoi dy setet e radhës për të barazuar shifrat në 2:2, duke e çuar meçin në setin e pestë final në të cilin megjithatë fitues doli 35 vjeçari Federer.
Me rezultatin final 7-5, 6-3, 1-6, 4-6 dhe 6-3 Federer i siguroi vetes finalen e Australian Open në të cilën do ta synojë titullin e 18 historik në Grand Slam.
Kundërshtari i tij do të dihet pas gjysmëfinales së dytë në të cilën të premten do të takohen Rafael Nadal and Grigor Dimitrov.