Federico Bernacca e merr detyrën si zëvendëskomandant i KFOR-it

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 11:15 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një ceremoni solemne në Kampin “Film City” n ë Prishtinë, e ka marrë detyrën Federico Bernacca, si zëvendëskomandant i KFOR-it, raporton Ekonomia Online. Detyrën ai e mori nga József Szpisjaka, që deri tash mbante këtë pozitë.

Me këtë rast Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash tha se Szpisjak e ka përmbushur me sukses mandatin e tij gjatë qëndrimit të Kosovë.

Një varg suksesesh ai ia ka atribuuar Szpisjak, duke përmendur Rregulloren e Sistemit të Avionëve pa pilot të KFOR-it. Sipas tij, kjo ka garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e të gjitha aktiviteteve ajrore, duke përfshirë rritjen enorme të fluturimeve me dron.

“E di që ky vit ka qenë sfidues. Megjithatë, ju keni bërë hapa dhe përparim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në përmbushjen e mandatit të KFOR-it, duke ofruar asgjë tjetër veçse më të mirën partnerëve tanë të vendit nikoqir të Kosovës. Ju keni përmendur shpesh se qëllimi juaj ishte ta përmirësoni misionin tuaj. Nga sa kam vërejtur, ju po e lini KFOR-in dhe NATO-n në një pozitë shumë më të mirë. Në vitin e kaluar fushat tuaja të fokusit ishin: Menaxhimi i Hapësirës Ajrore të Kosovës, mbikëqyrja e Mbrojtjes së Forcave, Ekipet e Ndërlidhjes dhe Monitorimit, si dhe Grupi Mbështetës i Shtabit dhe Kampin Novoselo. Për më tepër, ju keni përfaqësuar komandantin e KFOR-it në takimin e Komandantëve Ekzekutiv të Kosovës dhe keni pasur lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.

“Në partneritet të ngushtë me Drejtorin e Policisë së Kosovës, keni udhëhequr pjesën e KFOR-it në iniciativën kolektive për rritjen e bashkëpunimit dhe dialogut transparent. Për menaxhimin e hapësirës ajrore ju siguruat rihapjen e linjave ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke rezultuar në fluturime më të shkurtra dhe më efektive brenda dhe jashtë. Gjithashtu, ju përfunduat me sukses negociatat për Rregulloren e Sistemit të Avionëve pa pilot të KFOR-it, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e të gjitha aktiviteteve ajrore, për të përfshirë rritjen enorme të fluturimeve me dron”.

Përderisa Szpisjaka, theksoi që është mirënjohës për të gjithë punën e bërë, duke mos anashkaluar edhe periudhën e Covid-19, duke e konsideruar më të vështirë në detyrën e tij.

“Jam mirënjohës dhe falënderues në këto 9  vite dedikim në këtë kapitull faleminderit që jeni në këtë kohë të tranzicionit dhe festimit.  Edhe pse puna ime filloi me sfida që kur e morra komandën gjatë Covid-19 , dhe që në atë kohë ajo që jam munduar të bëjë është të mbështes komandën tonë dhe tani jam këtu që të shpërndajë përvojat e mia”.

Szpisjaka pohoi se misioni i përhershëm i KFOR është dhe mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, duke falënderuar të gjithë pjesëtarët e KFOR-it, që tha se po bëjnë punë të palodhshme.

“Duke pasur parasysh që misioni ynë pra i KFOR është ruajtja e paqes në Kosovë edhe në mundohemi që të ndërtojmë një mjedis paqësor për gjithë në Kosovë, dua që të nënvizoj që këto vitet e kaluara kanë qenë ndër më të vështirat dhe sfiduese në historinë e KFOR-it duke marr parasysh edhe sulmet e Serbisë në Kosovë dhe ne si KFOR kemi pasur përgjegjësi për të gjithë qytetarët dhe sakrifica dhe puna jonë është vetëm të sjellim stabilitet dhe paqe në Kosovë, jo vetëm për KFOR por edhe për mu personalisht në sektorin e mbrojtjes në Kosovë dhe unë dua që të falënderoj secilin nga ju për bashkëpunimin tuaj për punën e palodhshme”.

Szpisjaka shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe FSK për bashkëpunimin e ngushtë me KFOR, duke shtuar se shpreson që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, raporton EO.

“Dua të falënderoj edhe komandën e re sepse ka qenë një privilegj që të punoj dhe jam mirënjohjes për shoqërinë, si edhe ambasadën Hungareze për bashkëpunimin tonë cilësor në misionin tim si edhe gjithë komunitetin Evropian të cilët në mënyrë të palodhur për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe ka qenë privilegj të punoj me ju. Dua të nënvizoj edhe falënderimet për të gjitha Institucionet e Kosovës special për Policinë e Kosovës dhe FSK ,edhe pse po e mbyll këtu misionin tim shpresojë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe më tej dhe misioni ynë të mos ndryshojë asnjëherë të mbetet i njëjte të ruajmë paqen dhe sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”.

Kurse zv.komandanti i ri theksoi se masoni i KFOR-it mbetet po i njëjti dhe shumë i qartë “bashkë më të fortë për paqe”, raporton EO.

“Jam mirënjohës edhe për të gjitha familjet tona të cilat kuptojnë dhe sakrifikojnë si edhe mirënjohjet shkojnë edhe për të gjithë punonjësit tanë , dhe misioni ynë mbetet i qartë dhe pa  gabime bashkë më të fortë për paqe dhe unë do provoj secilin burim që të bashkëpunoj me secilin nga ju sepse unë besoj  që nëse pyes secilin nga ju atëherë do kryejmë punën me sukses”.

Të ngjashme